Cungu: Sot nuk ishte fati me ne, e meritonim një barazim

Trajneri i Laçit, Armando Cungu, e cilëson humbjen e sotme edhe çështje fati, pasi beson se ekipi i tij meritonte më shumë ndaj Tiranës. Për “SuperSport” ai tha se skuadra kishte bërë gjithçka mirë në këtë sfidë.

“Normalisht, patjetër që edhe fitoret e njëpasnjëshme rrisin moralin dhe aspektin psikologjik në ekip. Përveçse kërkojmë pikë, te vjen keq se kur ekipi luan mirë futboll… Në pjesën e parë ishim më mirë se kundërshtari, balanca ishte e njëjtë në pjesën e dytë, ndoshta edhe fati nuk ishte me ne, se goditëm shtyllën. Dua të komplimentoj lojtarët për atë që treguan.

Nuk është se kthej kokën të shoh si janë ndarë ndeshjet e tjera, mua më intereson të marr pikët ashtu siç mund të marrim. Nëse ti bën punën pak rëndësi kanë të tjerët, por gjithsesi duke parë ndalesat mund të them se ishte javë pozitive.

Ekipi ka cilësi, individë të caktuar si edhe grupin. Por për mua është më primar grupi se individë të caktuar, natyrshëm janë të rinj, kanë cilësi të mira. Do të mundohemi që të promovojmë herë pas here, por jam i kënaqur me atë që kanë dhënë djemtë e kampionatin që kanë bërë. Mendoj se e meritonim një pikë sot.

Kërkohej një ndeshje me ritëm nga ana jonë, për shkak të forcës së kundërshtarit dhe terrenin që ka problemet e veta. Na duheshin lojtarë që nga gjendja fizike të vrapojnë më tepër, qendërsulmuesi duhej të ishte si 9 fals që të shfrytëzonim hapësira. Mendoj se e bëri punën mirë, kjo është pozitive për ekipin. Nuk ishte edhe fati, por në momente të caktuara edhe mund të finalizonim më mirë. Greca më duhej për krahët, pavarësisht dëmtimit, do të shpenzonte shumë energji në majë në sulmit. Qendërsulmuesit nuk i kemi kërkuar që të bënte presion të mbrojtësit, por te Batha që të mos ndërtonte aksione. Mendoj se në përgjithësi veproi shumë mirë”, tha Cungu. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan