Cungu: Kjo situatë ka dy anë medalje, futbollistët me shtëpi private më të favorizuar

Trajneri i Laçit Armando Cungu ka qenë i ftuar në emisionin “Fan Zone” në Super Sport, ku ka folur rreth situatës anormale në vendin tonë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Trajneri i ka prekur të gjitha, nga njerëzit e thjeshtë dhe vuajtjet e tyre e deri të stërvitja e lojtarëve të tij.

KARANTINIMI– “Janë të dyja medaljet, që po qëndrojmë me familjen, por është situatë e vështirë. Për të gjithë shqiptarët dhe mbarë botën është një mënyrë jetese tjetër, për më tepër për ne që jemi gjithmonë në lëvizje. Jemi të detyruar të zbatojmë detyrimet e vendosura. U shpreh ngushëllimet familjarëve të dy viktimave nga ky virus i tmerrshëm dhe shpresoj të shërohen të gjithë. Solidarizohem edhe me Italisë, që janë si një atdhe i dytë për ne, pasi na kanë hapur dyert në momente të vështira. Ndaj është normale të jemi krah tyre në një situatë të tillë”.

STËRVITJE NË KUSHTE SHTËPIE– “Jo vetëm te ne, por kudo situata është e njëjtë. Të gjithë janë shpërndarë nëpër shtëpi, u kemi dhënë program ditë pas dite, në mënyrë individuale, për të ruajtur sadopak nivelin fizik. Është moment i vështirë për sportistët dhe trajnerët. Mundohemi çdo ditë t’u japim porosi dhe duke besuar në profesionalizmin e tyre se do të zbatojnë programin që u japim”.

PUNA SI MËSUES FISKULTURE– “Vazhdojmë japim mësim online, edhe ne të edukimit fizik. Të jem i sinqertë, kontingjenti i fëmijëve në shkollë janë me probleme ekonomike dhe nuk e kanë mundësinë t’i ndjekin. Kjo për shkak të mungesës së internetit. Ne bëjmë detyrën tonë, sipas këshillave që na jepen”.

KUSHTET E STËRVITJES DHE VULLNETI– “Ka edhe një pjesë sportistësh që kanë shtëpi private dhe mund të punojnë në oborre. Kjo i ndihmon të ruajnë formën fizike. Sigurisht nuk pretendojmë të jëne të stërvitur sikurse ndodh zakonisht. Ata punojnë me mundësinë që kanë. Mbetet në dorë të tyre zbatimi i programeve me detaje”, u shpreh tekniku i kurbinasve. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan