Cungu: Gjoni i vuan pak më tepër gabimet, falënderoj djemtë për shpirtin dhe luftën sportive

Trajneri i Laçit, Armando Cungu në prononcimin për Supersport pas ndeshjes thekson se e largoi Gjonin nga fusha pasi pas gabimit, mbrojtësi vuan shumë psikologjikisht dhe mund të gabonte sërish. Ndërkaq, Cungu falënderon djemtë për shpirtin dhe luftën sportive që ia dolën të merrnin tre pikët e plota.

Gabimi i Gjonit te penalltia? “1 lojtar mund të gaboj dhe gjithsecili mund të gaboj. Jemi njerëz dhe gabimet janë për njerëzit, por Gjoni e vuan gabimin. Dhe në fushën e kojes rrimë me një lojtar mangët dhe rrezikon gabime të tjera. Pastaj pse jo t’i japim mundësitë edhe një djali të ri”. Gabimet para porte? “Është ngërç dhe presioni të kampionatit pasi çdo gabim kushton dhe mundësitë për të rikuperuar janë të vogla. Aq më tepër në fushë tënde dhe presioni mund të jetë i madh. Por, të mos e mbartin në fushën e lojës dhe të bëjnë ato që kemi bërë. Tensioni nuk të çon askund”. Dy lojtarë të dëmtuar? “Kampionati vjen duke u ngushtuar, lodhjet, kartonat. Natyrshëm që penalizohet ekipi, por falënderoj djemtë për shpirtin dhe luftën. Për besimin dhe që nuk u dorëzua pas barazimit dhe ia dolën, ia arritën”.

Kampionati i ngjeshur? A keni nxjerrë një rival nga gara për Europën? “Ekipe si Laçi e vuajnë kampionatin e ngjeshur për shkak të freskisë, por janë të paracaktuara dhe nuk mund të ndryshohet. Thjesht zbatojmë rregullat Federatës shqiptare”. Shiriti i kapitenit për Ignjatoviç dhe jo Gjoni? “Që pas dëmtimit nuk ardhur në gjendjen e vet. Është tip që e mendon më shumë seç duhet një situatë të tillë. Shiriti rëndon shumë dhe duhet të jesh shembull, nxitës dhe të marrësh përgjegjësi. Gjoni ka pasur problemet dhe Ignjatoviç ka shumë eksperiencë dhe është një lider edhe në dhomat e zhveshjes që flet fjalët e duhura.

Bylisi? Meriton komplimenta. Edhe nëse nuk bën asgjë deri në fund meriton komplimenta. Nuk them se e kemi nxjerrë nga gara se janë edhe 11 javë. E rëndësishme për ne janë tre pikët. E kërkova që të kishte topi lëvizje më të shpejtë, shpeshherë ngatërrohet dëshira me seriozitetin. Ndeshja zgjidhet me logjikë dhe me luftë sportive për ta fituar. Kishim edhe momente të vështira, por duhet të ishim më të qetë për të qarkulluar topin”.

Jua bëri më të thjeshtë Bylis me lojtarët e shumtë ofensivë që përdori? “Mendoj që Bylisi ishte kompakt, nuk kishim shumë hapësira për ta ngacmuar. Mendoj që u përgjigj mirë ekipit tonë dhe nuk na i bëri më të lehtë. Por, na e vështirësuan dhe pas barazimit kërkuan edhe më shumë. Një trajner niset për të bërë lëvizje logjike përballë situatës. Ndonjëherë lëvizjet të japin të drejtë dhe ndonjëherë të penalizojnë”, tha Cungu. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan