COVID-19 / Sulmuesi shqiptar i infektuar jep lajmin e mirë: Do ju tregoj që e kalova me sukses sfidën

Valdrin Mustafa duket se ka kaluar më të keqen sa i përket infeksionit të tij nga koronavirus. Sulmuesi shqiptar i cili luan me Kosovën U21, është shumë pranë kthimit në normalitet pasi u godit nga virusi i rrezikshëm, për të cilin tregoi vetë gjithçka pak ditë më parë.

Sot, ai ka ndarë për fansat e tij lajmin se është shumë pranë kthimit në normalitet, me rezultatet e testit të parë që kanë treguar se është negativ.

“Të dashur miq, së pari ju falënderoj të gjithëve nga zemra për të gjitha mesazhet tuaja që në këtë kohë të vështirë më kanë dhënë forcë dhe shpresë mua dhe familjes time.

Dua t’ju informoj gjithashtu që tani unë jam mirë dhe shpresoj që pas testit final që do ta bëj në ditët në vijim, do mund të tregoj që edhe këtë sfidë e mbarova me sukses”, shkruante ai. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan