Covid-19/ Organizatorët në ngërç të madh, këtë sezon mund të mos kemi një fitues të Kupës së Italisë

Koronavirusi Covid-19 ka mbërthyer gjithë Italinë, por përveç këtij halli të madh, të tjerë vijnë mbrapa. Futbolli në vendin fqinj është pjesë e rëndësishme e jetës dhe po bëhet një debat i madh në lidhje me kalendarin dhe shlyerjen e ndeshje të shtyra për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit. Serie A ka anuluar një sërë ndeshjesh dhe për më tepër edhe Kupa e Italisë nuk ka luajtur gjysmëfinalet e para.

Kalendari i ngjeshur i skuadrave ka krijuar një debat të madh në lidhje me kohën se kur do të luhen ndeshjet e kompeticionit të dytë për nga rëndësia në vendin fqinj. Tre nga skuadrat pjesëmarrëse në këtë kompeticion (Juventus, Inter dhe Napoli), përveç kampionatit janë të angazhuara edhe në kompeticionet Europiane dhe ky fakt ka vënë në diskutim edhe përfundimin e Kupës.

Për momentin, sipas “Il Giornale”, versioni i vetëm i zgjidhjes është shtyrje e gjysmëfinaleve dhe zhvillimi i finales në muajin gusht. Megjithatë, kjo mundësi pritet të kundërshtohet shumë nga palët sepse pretendohet se është kundër rregullave të konkurrencës. Organizatorët duhet me patjetër të gjejnë një zgjidhje sepse në rast të kundërt nuk do të kishim një fitues të këtij kompeticioni për këtë edicion. /Denis Lala-vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan