Covid-19/ Mesi në ndihmë të Barcelonës dhe Rozarios, akordon fondin në ndihmë të spitaleve

Leo Mesi është një nga futbollistët më të pasur të globit dhe në këtë periudhë të vështirë për të gjithë botën i lind detyra të kontribojë për të ndihmuar në përballimin e pandemisë së Covid-19. Argjentinasi ka vendosur të akordojë një fond prej 1 milionë eurosh me qëllim ndihmën e spitaleve në përballimin e fluksit të të sëmurëve.

Kjo vlerë do të ndahet përgjysmë dhe do të shkojë për spitalin e vendlindjes së Leos, Rozario dhe pjesa tjetër do të shkojë në spiatlin qendror të Barcelonës. Një gjest mjaft i bukur ky i Mesit, i cili duket se është shumë i angazhuar në luftën kundër koronavirusit.

Ai gjithashtu ka marrë pjesë në projektet e FIFA dhe WHO në ndërgjegjësimin e popullatës për të mos dalë nga shtëpia si dhe për të ruajtur higjenën personale, aq të rëndësishme për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm. /vipsport.al/