Covid-19/ Guardiola nuk e harron vendlindjen, dhuron shumën e majme për spitalin e Barcelonës

Spanja duket se nuk ka arritur të llogarisë forcën e koronavirusit dhe tashmë është gjunjëzuar, duke mos arritur të përballojnë fluksin e të sëmurëve. Pas kësaj nëvoja për të ndihmuar financiarisht është e madhe dhe kësaj kërkese i është përgjigjur Pep Guardiola.

Trajneri i Mançester Sitit tashmë është një njeri shumë i pasur me një prej rrogave më të larta në botë dhe pronar i disa bizneseve në mbarë Europën. Ai ka vendosur të dhurojë 1 milionë euro për Qendrën Spitalorë të Barcelonës, e cila ka hasur mjaft vështirësi në këtë situatë.

Qëllimi i këtij donacioni është plotësisht në përdorimin e tyre në ndihmë të ngritjes së infrastrukturës për të arritur suportin e duhur ndaj pacientëve të shumtë. Spanja është vendi i dytë në Europë për numrin e të prekurve dhe viktimave. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan