Çmimi i Madh i Australisë, një prej skuderive tërhiqet prej Koronavirusit

Këtë fundjavë do të startojë Botërori i Formula 1. Por, si pjesën më të madhe, edhe ky sport nuk mund të mos prekej nga Koronavirusi. Teksa 10 skuderitë e Formula 1 kanë mbërritur në Australi, njëra prej tyre ka njoftuar se do e ketë të pamundur pjesëmarrjen duke deklaruar tërheqjen nga Çmimi i Madh i Melburnit.

Skuderia Meklaren nëpërmjet komunikatës thekson se një prej instruktorëve ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Anëtari i skuadrës është vetizoluar dhe tashmë po merr mjekimin e duhur nga autoritet australiane.

Në këtë formë, për arsye sigurie, pjesa tjetër e skuderisë nuk mund të jetë prezent, ndaj pilotëve Karlos Sainz dhe Lando Noris iu mohet kënaqësia e garës së parë sezonale. /VipSport.al/