”Çmendi” gjithë Anglinë me golin e tij, Alban Bushi grumbullon talentin tek Shqipëria U21

Armando Dobra po tregon një talent të jashtëzakonshëm dhe është një nga lojtarët më vendimtarë të ekipeve të moshave të Ipsuiç. Kjo formë e mirë e tij ka ngjallur interesin e trajnerit të ekipit të parë, i cili e ka aktivizuar disa herë, duke i dhënë edhe disa minuta në dispozicion.

Ndeshjen e fundit Dobra u grumbullua me skuadrën U23 dhe arriti të ishte më i miri në fushë për skuadrën e tij. Ai arriti të ekzekutonte një nga golat më të bukur të këtij viti përsa i përket kampionateve të të rinjve në Angli. Dobra e mori topin në mesfushë dhe shpërtheu, duke kaluar çdokënd që i doli para dhe dërgoi topin në rrjetë.

Ky gol, por edhe paraqitjet e tij të mira në vazhdimësinë e këtij sezoni kanë bindur trajnerin e kombëtares U21, Alban Bushin për të thirrur Dobrën në kuadër të ndeshjes së kualifikuesve të Europianit U21 të vitit 2021, kundër Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Ipsuiç në rrjetet sociale. Kjo është hera e parë që 18-vjeçari është pjesë e Shqipërisë U21, ndërsa më parë ka kaluar në të gjitha kombëtaret e moshave të vendit tonë. /vipsport.al/