Champions League shpall lojtarin e javës, shoku i Gjimshitit nuk ka rivalë

Atalanta arriti të marrë një fitore historike me Valencian dhe të kualifikohet në çerekfinale të Champions League që në hyrjen e saj të parë në këtë kompeticion. Aktori kryesor i këtij suksei ishte Josip Iliçiç. Sulmuesi, ndoshta i ndikuar edhe nga mosprania e tifozëve në stadium, nuk kishte asnjë kompleks dhe arriti të shënojë katër gola, në ndeshjen që përfundoi 4-3 për Atalantën.

Ashtu si çdo javë që luhet Champions League edhe këtë herë është votuar për të shpallur lojtarin më të mirë dhe nuk ka pasur asnjë dyshim. Shoku i Gjimshitit ka arritur ta marrë këtë çmim, duke mos pasur aspak konkurencë. Ylli i bergamaskëve është shndërruar në një “bishë” këtë sezon dhe po tërheq skuadrën e Gasperinit drejt sukseseve, që kjo skuadër nuk i ka arritur kurrë më parë në historinë e saj.

Slloveni gëzon një mesatare shumë të mirë në Champions, ku në gjashtë ndeshje si titullar ka shënuar 5 gola. Ndërkohë, ai rrezëllen edhe ne Serie A me statistikat e tij. Në kampionatin italian ai ka gjetur 15 rrugën e rrjetës dhe ka asistuar pesë herë për shokët e tij në 19 ndeshje të nisura si titullar. Një nga sezonet më të mira të karrierës për 32-vjeçarin. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan