Champions drejt ndërprerjes, ja tre skenarët për rifillimin e kompeticionit


Futbolli ka kaluar në plan të dytë dhe në Ligat Kryesore të Europës është ndaluar për shkak të përhapjes masive të Koronavirusit. Edhe ajo që dje u detyrua të pezullonte aktivitetin ishte Champions League. Java e ardhshme nuk mund të luhet pasi Real Madrid dhe Juventus janë në karantinë.

Kështu, pezullimi ishte i detyrueshëm, ndërsa tashmë mendohet për rifillimin e aktivitetit. Tre janë mundësinë: Liga e Kampionëve të vazhdojë normalisht në mesin e prillit dhe të përfundojë në fund të majit.

Një tjetër alternativë është që ndeshjet gjysmëfinale të luhen me një takim. Ndërkaq, është edhe mundësia e një turneu “final four” brenda katër ditëve në Stamboll. /vipsport.al/