Çështja e kontratave, FIFA do ndërhyjë të devijojë rregullin e transferimeve

Ky sezon nuk mund të quhet kurrsesi normal. Pas dy javëve shkëputje prej tërmetit, tashmë kampionati është nbdalur përsëri dhe ky sezon pritet të përfundojë në fund të muajit qershor. Ky fakt sjell vështirësi të mëdha për pjesën më të madhe të skuadrave, pasi në vendin tonë operohet shumë me kontratat njëvjeçare.

Kështu, kontratat e disa lojtarëve përfundojnë para se të mbyllet sezoni dhe mund të krijohet një situatë shumë e vështirë. Këtë problem pritet ta rregullojë FIFA bashkë me federatat e vendeve përkatëse. Qeveria botërore e futbollit do të ndërhyjë të krijojë një aneks në rregulloren e transferimeve për të evituar një lëmsh të sigurt në fund të sezonit.

Këtë vendim FIFA do e delegojë në FSHF dhe kjo e fundit do e vendosë në aplikim në të gjitha ligat profesioniste të vendit tonë. Lojtarët nuk do të kenë të drejtë të largohen pa u luajtur të gjitha ndeshjet e sezonit, por as skuadrat nuk do të kenë të drejtë të largojnë lojtarë dhe t’i lënë ata në rrugë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan