Çelsi dhe portieri titullar ndajnë rrugët, blutë e Londrës vihen pas Nojer

Trajneri i Çelsit, Frenk Lampard dhe portieri Kepa nuk kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin. Raporti i tyre nuk shkon më shumë se ai mes dy profesionistësh, ndaj edhe Lampard nuk e ka problem lamtumirën.

Nëse ky skenar realizohet, atëherë Blutë e Londrës kanë vënë nën shënjestër numrin një të Bajern, Manuel Nojer. Portieri titullar i Gjermanisë mund të ndjenjë nevojën për të provuar një eksperiencë larg Mynihut, në mënyrë që të vazhdojë dhe të ruaj motivimin.

Aq më tepër një shtysë për t’u larguar është edhe fakti se gardianit i skadon kontrata në vitin 2021 dhe kjo mund të ndihmojë transferimin. Megjithatë, ende është shpejt për të menduar lëvizjen dhe mbetet për t’u parë gatishmëria e bavarezëve për të humbur kapitenin e tyre. /VipSport.al/