sex hikayeleri porno izle kartal escort

Calja mbështet vendimin për shtyrjen e Lojëra Olimpike: Karantina na penalizon për formën

Peshëngritësi Briken Calja është shprehur pro vendimit për shtyrjen e Lojërave Olimpike. Sipas Caljës, i cili wshtw i kualifikuar pwr Tokio 2020, në këtë moment të vështirë ky ishte një ndër veprimet më të duhura, ndërsa tha se karantina e penalizon për ruajtjen e formës.

“Ishte një ndër vendimet më të duhura për momentin sepse bota është në një krizë totale dhe sportistët nuk kanë mundësi për t’u përgatitur. E vtmja kosto që na mbetet është kohëzgjatja e përgatitjeve. Ruaj një formë normale mbi 70% për shkak se karantina na penalizon për të ruajtur formën.

Por, shpresoj që do ia dalim për t’ia arritur qëllimit e për të bërë rezultat. Do ia dalim ashtu si ia kemi dalë në momentet më të vështira të karrierës sonë, ashtu do ia dalim edhe tani në këtë situatë jo normale. Shpresoj  të rikthehemi më të fortë”, tha Calja. /VipSport.al/

kaynarca escort