sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Broja na tregon izolimin e tij: Po ndihmoj mamanë në gatim, luaj GTA e Call Of Duty por edhe stërvitem

Ashtu si pjesa tjetër e futbollistëve, edhe Armando Broja është izoluar në shtëpinë e tij, në pritje që ditët e vështira të kalojnë e më pas sulmuesi të rikthehet e të shënojë gola, ashtu siç na ka mësuar gjatë gjithë këtij sezoni me fanellën e Çelsit. Ndërkohë që, në këtë sezon arriti edhe një tjetër sukses të madh si ai i debutimit me skuadrën e parë të londinezëve që drejtohet nga Frenk Lampard. Por, si e kalon kohën i mbyllur në shtëpi? Armando Broja rrëfen për sajtin zyrtar të Çelsit, rutinën e tij në këto ditë nga ndihmesa që i jep mamasë në kuzhinë te stërvitja dhe lojërat e preferuara.

Serialet që po ndjek? “Riverdale. Po e shikoj prej disa kohësh dhe është mjaft i bukur. Po e shijoj shumë. Gjithkush që pëlqen zhanrin me filmat mister, atëherë ky është i duhuri. Gjithashtu, po shikoj edhe John Wick 3. Është një nga filmat me luftime më të bukura. E kam parë pesë herë deri më tani dhe sërish është i mrekullueshëm”. Muzika që po dëgjon? “Gjatë stërvitjes dëgjoj albumin e Lil Baby. Përveç kësaj nuk po dëgjoj një artist të veçantë, por shumë të ndryshëm gjatë ditës”.

Aplikacionet që ke përdorur më shumë gjatë këtyre ditëve? “Kam përdorur shumë Instagram, po shikoj të gjthë postimet e sfidave që janë bërë të zakonshme në këto ditë. Dhe, kam parë në Instagramin e Çelsit që do të lejojnë të gjithë mjekët të qëndrojnë në hotelet e tyre. Kjo është e mrekullueshme. Gjithashtu, kam përdorur edhe Twitter duke qenë se është i lehtë dhe shumë i mirë”.

Cilat video-lojëra po luan më shumë? “Kam luajtur Call Of Duty. Warzone, gjithashtu  është një lojë e re që ka dalë por të lejon të luash në skuadër me tre shokë kundër të tjerëve dhe mundohesh të fitosh. Kam luajtur edhe GTA. E di që është e vjetër, por është shumë e bukur, sidomos kur të gjithë shokët janë aty dhe më pas fillon të bëhet gjithçka shumë konkurruese”.

Ndonjë gjë tjetër gjatë ditës? “Stërvitem shumë tani që jam në shtëpi, sepse është e vetmja mënyrë të qëndroj në formë dhe të jem mirë kur të rikthehemi. Gjithashtu, po ndihmoj mamanë time në gatim, që është më e vështirë se sa e mendoja, por është me të vërtet qejf të mësoj”, u shpreh Broja. /VipSport.al/