Bregu: Koronavirusi erdhi në momentin më të keq për mua, tratativat e transferimit fillojnë nga e para

Dejvi Bregu është një nga futbollistët e dënuar më rëndë nga stopimi, që i kemi bërë jetës për shkak të përhapjes së koronavirusit. Sulmuesi ishte shumë pranë kalimit në Suedi, por transferimi i tij tashmë mund të themi se ka dështuar. Këtë e konfirmon edhe vetë Bregu në emisionin “Fan Zone” në Super Sport.

“Dal nga zona e Zvërnecit, nuk ka shumë njerëz dhe e shfrytëzoj këtu për stërvitje. Në zonën e plazhit të vjetër, ka lëvizje dhe jam munduar t’i evitoj.

Transfeirmi? Ky është fati, në momentin kur ishim si Skënderbeu edhe unë në këtë formë, më vjen keq se përflitej një lëvizje që kishin diskutuar drejtuesit, por këto janë gjëra që nuk i vendsim ne.

Unë nuk e kam mbajtur të fshehtë, jam ulur me presidentin në 2-3 klube, si në Suedi e shtete të tjera. Por me këtë koronavirusin, duhet të ulemi nga e para dhe të flasim si është çështja ime.

Në shtëpi po shfrytëzojmë rastin të qëndrojmë me familjen, sidomos në familjarët. Kam ikur që 19-vjeç nga shtëpia dhe kjo stiuatë kishte një anë pozitive, sa i përket familjes”, përfundoi Bregu. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan