Bogdani tregon ditët e karantinës: Tani po bëj edhe punë shtëpie, në bisedime me 2-3 klube

Situata në Itali vazhdon të jetë kritike,edhe pse në fund tunelit po duket dritë duke qenë se tashmë pritet që numri i viktimave dhe të infektuarëve të vijë në rënie. Nga Italia, ish-sulmuesi i kombëtares, Erion Bogdani tregon për Studio Sprint në ABC News, se prej 17 ditësh qëndron i mbyllur dhe se kampionati vështirë të fillojë, pasi tashmë ka kaluar në plan të dytë. Ndër të tjera, Bogdani u shpreh se përpara kësaj situate ka qenë në kontakt me 2-3 presidentë për t’u rikthyer si trajner pas eksperiencës me kuqezinjtë e U-19.

“Është një situatë shumë kritike. Ka 17 ditë që jam mbyllur. Në Itali e nënvlerësuan në Itali në fillim, por tani është kritike situata. Janë rreth 7500 viktima. Ka interesa të mëdha ekonomike. Në Itali janë shumë të rëndësishme kisha dhe futbolli. Tani po flasim për dy gjëra që kalojnë në plan të dytë. Tani plani është të mposhtim virusin, që po merr jetë njerëzish. Këtu nuk lejohet të dalë jashtë. Është e vështirë të fillojë kampionati në këtë situatë”.

Ditët në shtëpi- “Karantina është shumë e vështirë për ne, nuk jemi mësuar. Ka edhe diçka të mirë, po rrimë me fëmijët. Unë kam dy fëmijë, djali 10 vjeç dhe goca tetë muajsh. Tani po bëj edhe ndonjë punë shtëpie që as e kisha menduar se do e bëja ndonjëherë”. Bisedime me klubet- “Kam nisur të mendoj diçka për të ardhmen si trajner. Kisha 2-3 diskutime me disa skuadra para se të ndodhte kjo situatë. Të mposhtim virusin njëherë. Për momentin është bllokuar gjithçka prej situatës së krijuar nga virusi. Do flas me presidentët që kam folur më përpara”, tha Bogdani. /VipSport.al/

kadıköy escort