Besa në të Parën shiti tre talente, sezonin e ardhshëm klubi strategji me moshat

Besa e Kavajës ka qenë dhe vijon që të mbetet një shkollë me tradita e futbollit shqiptar. Ndër dekada i kanë dhënë shumë futbollit, e madje kanë kontribuar deri në Kombëtaren A me emra të spikatur. Madje, kanë qenë lojtarët kavajas, ata të cilët kanë luajtur jashtë vendit për herë të parë ndoshta edhe më herët se shumë të tjerë. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e njohur kavajas dhe të Kombëtares sonë, Altin Rraklli.

Besa ka vijuar edhe më pas, me Lulëzim Hushin apo Daiun e Xhihanin, që kanë luajtur me kuqezinjtë, apo dhe me Andi Lilën. E ndërsa ekipet kquezi të moshave janë mbushur me talente kavajas, ku dallohen Geri Selita, Blerim Krasniqi e Tedi Cara apo portierët Dobjani e Patoshi.

Në Kavajë u shitën dy talente, Krasniqi që shkoi në Fier e Selita në Portugali, por Besa mori fare pak. Por, shitja e Tedi Carës te Partizani normalisht që mbush arkat e klubit kavajas.

Nisur edhe nga produktiviteti që kanë moshat, ndonëse nuk janë në vendet e kreut, synojnë që ta formatizojnë, e madje skuadra e sezonit të ardhshëm, do të ketë më shumë hapësira për talentet kavajas që nuk mungojnë edhe këtë seozn, madje duke gjetur hapësiar në këtë edicion.

Duke filluar që nga Tedi Cara që u largua në janar te Partizani, apo dhe të tjerët: Dobjani, Patoshi, Deliu, Kacbufi, Krasniqi, Lila, Meçja, K.Hoxha. Pa harruar “jabanxhinjtë”, kosovarin Zeqiri e shkodranët Shima e Hoxha, apo Çikanin edhe këta që kanë provuar të jenë titullarë dhe me të ardhme të sigurtë.

Një formacion me talente që me stazhin e këtij edicioni, janë gati që të hapin një kapitull të ri për Besën e Kavajës, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, duke i shërbyer fanelës berdheizi, e pse jo edhe duke u shitur dhe duke bërq që arkat e klubit të mbushen…

E.S./VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan