Barcelona nuk ka rrugë tjetër veçse të ulë rrogat, e pëson edhe sulmuesi kuqezi

Në këto kohe krize, kur futbolli është ndalur, klubi i Barcelonës prej ditësh është në përpjekje për të gjetur formulën e duhur financiare, mirëpo asgjë nuk shkon në rregull nëse lojtarët nuk heqin dorë nga një pjesë e pagesës. Kjo nuk është aspak e lehtë, teksa fillimisht senatorët e skuadrës nuk pranuan propozimin e klubit.

Mirëpo, në fund drejtuesit kanë marrë vendimin për të shkurtuar rrogat edhe pa miratimin e futbollistëve. Ndërkaq, u përfol se kjo masë do prekte vetëm ekipin e parë, por tashmë është vendosur se shkurtimi i rrogave do të shtrihet në të gjithë klubin.

Kështu, nga kjo do të preket edhe Rei Manaj. Sulmuesi i kombëtares u transferua te Barcelona B në muajin janar, ndërsa shpeshherë është stërvitur dhe madje në një ndeshje ka qenë pjesë edhe e ekipit të parë. /VipSport.al/