sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Balaj: Situatë e vështirë, më mungojnë asistet e Roshit në Austri

Në një intervistë që ka dhënë për “Supersport”, sulmuesi shkodran i kuqezinjve, Bekim Balaj ka folur në lidhje me situatën dhe se si po e përjeton, por edhe shqetësimin që ka për familjarët e tij që jetojnë në Itali aktualisht. “Nisëm të mësohemi, nuk na kishte shkuar ndër mend ndonjëherë, por e para është siguria dhe jeta, e pastaj të tjerat vijnë me radhë. Nga shtëpia dal vetëm për të shkuar në market, kisha një vend këtu afër ku të stërvitesha, por edhe atë do e mbyllin dhe tani po fokusohem të kthehem sa më shpejt duke u stërvitur në shtëpi. Urojmë të kthehemi sa më shpejt te futbolli që na mungon, – tha fillimisht sulmuesi shtatlartë shkodran.

Familja

“Jam i shqetësuar edhe unë se babai momentalisht ndodhet në Itali e motra jeton aty, prej shumë koëhsh. Janë të izoluar, aty është zona e rrezikut në Europë, jetojnë në Rimini. Shpresojmë që të shkojë gjtihçka mirë për ata dhe për ne”.

Austria

“Kampionati austriak? Mungojnë ca asiste nga Roshi, por shpresoj që golat të vijnë e të shënoj më shumë. Kampionati u ndal në fazën kreysore, të “play-off”, 6 vendet e para dhe të dyta. Luftohet për zonën e Europës dhe këtu u ndalua kampionati”.

Shokët

Balaj shkon shumë me Roshin, fieraku që vijon të luajë në Rusi, por nuk është vetëm ai: “Kam ndjekur kampionatin rus dhe për fat Roshi arriti të shënojë, për të gjithë deri diku është mirë që ndaloi. I thashë më vjen keq për ty që të ndalën hovin e shënimit të golave në javët e fundit. Më shumë kam qenë gjithë kohën në kontakt me familjen, por kemi shumë grupe në “Whatsapp” e rrimë gjithë kohës në kontakt. Me Roshin, Grezda e Çekiçi kemi grup që luajmë Ludoking vazhdimisht”.

Kualifikimi

Në fund, Balaj bëhet nostalgjik dhe flet për atë kualifikim në Europë 2016, që sipas shkodranit ka qenë mëse imerituar dhe e ka besuar se Shqipëria do të shkonte aty për herë të parë. “Euro 2016? Unë si person besoja, por edhe fati, ai të jep e të merr. Janë luajtur shumë ndeshje nda j nuk ishte rastësi kualifikimi i Shqipërisë në Europian, fati në fund i buzëqesh më të mirit dhe mendoj se e merituam atë kualifikim”.

/VipSport.al/