Bajerni e pret pas derës, por Ter Shtegen do të rinovojë për pesë vitet e ardhshme me Barçën

Rinovimi i Ter Shtegen është një nga prioritetet e Barcelonës, me negociatat, që nuk po shkojnë në rrugën e duhur për shkak të situats së vshtirë. Katalanasja “Sport” mëngjesin e sotëm raporton se Bajern Mynih interesohet për gardianin e kombëtares gjermane.

Në rast se rinovimi me Barcelonën dështon, drejtuesit e kampionëve të gjermanisë do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet një prej portierëve më të mirë të botës. Nga ana tjetër Barcelona vazhdon me negociatat për të bindur gardianin të rinovojë me katalanasit.

Ngërçi i këtij hapi është paga e lartë, që kërkon Ter Shtegen. Ai dëshiron të bëhet një nga më të paguarit te klubi blaugrana dhe ky fakt e ka stepur disi Barçën. Gjithsesi, “Mundo Deportivo” zbulon se drejtuesit kanë arsyetuar se kontributi i gjermanit në skuadër është shumë i madh dhe ai meriton të marrë rrogën që pretendon.

Kështu, me përfundimin e karantinimit Ter Shtegen do të rinovojë me Barçën kontratën që përfundon në vitin 2022. Për momentin gjithçka është ndalur për shkak të situatës së nderë të vendit nga përhapja e koronavirusit, por Barça do të synojë ta mbajë Ter Shtegen, pavarësisht “shtrëngatave” financiare të kësaj periudhe. /vipsport.al/