Bajerni do e kthejë në Barcelonë, klubi londinez interesohet për Kutinjon

Bajern Mynih nuk do e bleje Filipe Kutinjon këtë verë dhe braziliani do të jetë i detyruar të kthehet në Barcelonë. Katalanasit nga ana tjetër duan ta shesin sulmuesin për të siguruar të ardhura për të sjellë në “Camp Nou” Nejmar dhe Lautaron. Tashmë për Kutinjon po kërkohet një blerës, që duket se është shfaqur.

Mediet angleze raportojnë se Çelsi ka treguar interes për të marrë yllin brazilian dhe ka tentuar të krijojë lidhjet e para me Barcelonën. Nga ana tjetër Bajerni nuk do e ndalojë këtë transferim dhe në fund të huazimit Kutinjo mund të jetë i lirë të zbarkojë në Londër, duke sigluar kështu kthimin e tij në Premier Ligë, pas asaj periudhe të artë me Liverpulin.

Gabim i madh largimi i tij nga skuadra e Klop te Barcelona, ku nuk arriti të jetë kurrë zëvendësuesi ideal i Nejmar dhe nuk u përshtat kurrë me stilin e lojës së Barcelonës, ndoshta edhe nga idetë e komplikuara që Valverde kishte në mendje. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan