Bajern Mynih nuk humbet kohë për zëvendësuesin e Nojer, Ter Shtegen mund të vendos rekord

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se Manuel Nojer do të largohet nga Bajern Mynih për te skuadra e Çelsit. Megjithatë, për bavarezët mesa duket ky nuk do të jetë aspak një problem, pasi kanë identifikuar një pasardhës natyral të Nojer. Bëhet fjalë për portierin e Barcelonës, Mark Andre Ter Shtegen.

Gardiani i katalanasve ka pasur probleme së fundmi për çështjen e rinovimit, teksa kërkon të bëhet një nga më të paguarit. Pikërisht, këtë diferencë mes Ter Shtegen dhe Barcelonës kërkon tani shfrytëzojë Bajern Mynih.

Bavarezët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 100 milionë euro për portierin gjerman, duke e bërë portierin më të kushtueshëm. Megjithatë, mbetet për t’u parë edhe gatishmëria e katalanasve për të humbur një nga më të mirët në rolin e tij. /VipSport.al/