Asani nostalgjik: Partizani ende në garë për titullin, e pres një ftesë edhe nga Shqipëria

Jasir Asani aktualisht vijon që të stërvitet në Stokholm, ndërsa ai flet për situatën që është atje, që për fat është ndryshe nga shumë shtete të tjera të Europës…

Në një prononcim që ka dhënë në emisionin “Fan Zone”, në “Supersport” ka pohuar:Sapo erdha nga stërvitja, këtu nga koronavirusi janë të lirë, lokalet janë të hapur, tragjedia që është bërë shumë problem në shtete të tjera, këtu është ndryshe, çdo gjë është hapur.Tani për tani ekipet e futbollit nuk bëjnë stërvitje, por pasnesër do të kthehemi në stërvitje, se sot morëm përgjigje nga klubi”.

Ndryshimi

Tashmë që ka disa muaj si pjesë e futbollit suedez, i pyetur edhe për ndryshimin mes Superiores dhe kampionatit ku Asani bën pjesë ka pohuar: “Është një ndryshim i madh futbolli në Suedi, kam folur me shokët dhe më thanë që kampionati suedez është i fortë, luhet fizikisht. Ndeshjet e para kisha vështirësi sa të ambientohesha, këtu më pranuan mirë të gjithë dhe arrita qëllimin tim të shënoja edhe në ndeshje miqësore, edhe zyrtare”.

Partizani

Jasir Asani u kthye në idhull për tifozët e kuq, por edhe një nga lojtarët që në skuadër shoqërohej me të gjithë. “Te Partizani flas me të gjithë, pak më shumë flas me Alban Hoxhën, se kemi pasur lidhje më të ngushtë e flasim se si është gjendja të Partizani aktualisht. Ndoshta se kanë ikur shumë lojtarë titullarë me profesor Gegen, ikën shumë lojtarë. Ndoshta edhe ndryshimi nga lojtarët e rinj që erdhën te Partizani se shumë shpejt nuk mund të ambientohesh te një klub i madh si Partizani. Këto vështirësi ndikuan shumë te Partizani. Mendoj se Partizani ka ende shanse për titull se ka gjysmën e grupit ende dhe mendoj se mund të dalë kampion”.

Kombëtarja

Jasir Asani është në kulmin e formës dhe i pyetur ende se kë kombëtare do të zgjedhë, në fund ka theksuar se: “Unë e kam thënë që i vogël që kam qenë te moshat e Maqedonisë dhe pastaj pranova ofertën nga Shqipëria, por tani të shoh njeherë të tregoj cilësitë e mia. Pastaj kur të vijë ndonjë ofertë do të pranoj të luaj, them t’i pranoj ofertën e Shqipërisë edhe pse kam luajtur shumë vite në Shqiqëri, më ka dhënë shumë”.

E.S./Vipsport.al/