As Formula 1 nuk i shpëton koronavirusit, merret vendimi në lidhje me detajet e zhvillimit të garës së Bahreinit

Formula 1 të dielën e ardhshme hap siparin e edicionit të vitit 2020 në Australi. Më pas në datë 22, skuderitë do të drejtohen për në Lindjen e Mesme, ku do të zhvillojnë Çmimin e Madh të Bahreinit. Koronavirusi nuk ka kursyer as vendin e vogël arab, ku për momentin numërohen 63 raste të prekura me Covid-19 dhe pretendohet se ky numër do të ketë një trend akoma më të madh në rritje.

E gjithë kjo ka shtyrë organizatorët e Çmimit të Madh të këtij vendi të marrin një vendim drastik në lidhje me prezencën e tifozëve në stadium. Zyra për shtyp e këtij cirkuiti njoftoi se gara e Bahreinit do të zhvillohet pa praninë e tifozëve dhe u kërkon falje të gjithë atyre që kishin planifikuar të vizitonin Bahreinit për të ndjekur këtë garë.

“Pas këshillimit me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe grupin kombëtar të punës së shëndetit të mbretërisë, Bahreini mori vendimin për të zhvilluar garën e këtij viti pa praninë e tifozëve,” shkruhet ndë të tjera në në njoftim. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan