Arratia drejt Brazilit, gruaja e Tiago Silvas: Ikëm se në Paris nuk kishte më ushqime

Pak orë para se Franca të mbyllte kufijtë, dy futbollistët brazilianë të PSG, Nejmar dhe Tiago Silva, vendosën që të ktheheshin me shpejtësi në Brazil. Lojtarët u larguan nga Europa pasi menduan se kështu do të evitonin krizën e rëndë sanitare që ka shpërthyer në kontinent. Por gruaja e Tiago Silvas ka shpjeguar se situata e rënduar ka krijuar edhe vështirësi për jetën normale nëse do të qëndronin në Francë.

“Kemi vendosur që të niseshim pasi situata në Paris ishte me të vërtetë e trishtë. Nuk arrija më të gjeja asgjë në supermarket. Kemi marrë një fluturim për Brazil pasi këtu mund të gjejmë ushqime dhe kemi më shumë opsione për të qëndruar në shtëpi bashkë me fëmijët, kemi edhe pishinë këtu. Askush nga anëtarët e familjes tonë nuk ka shfaqur simptoma të virusit”, tha ajo.

Ndërkohë, stafi i Nejmar bëri të ditur se futbollisti ishte në gjendje të mirë dhe në vend që të qëndronte i mbyllur në shtëpinë në Paris, do të jetonte në një nga vilat e tij në Brazil ku kishte hapësira më të mira për të vazhduar përgatitjen fizike në pritje të rifillimit të futbollit në Europë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan