Arapi e zbulon pa dashje: Te Teuta jemi stërvitur edhe në grup, luaj “Play-Station” me shokët

Disa nga skuadrat shqiptare nuk e morën edhe me aq seriozitet ditët e para të periudhë së përhapjes së “COVID-19”. Në vendin tonë. Madje, te Tirana u stërviten me grup, por mbrojtësi i Teutës, Renato Arapi që ka qenë pjesë e shumë ekipeve të njohura në elitë, mes tyre edhe Dinamos, Shkumbinit, Besës e Skënderbeut, madje ka veshur edhe fanelën kuqezi, ka theksuar se edhe në Durrës janë stërvitur bashkë…

Pushimi

Ja si e nis ai prononcimin për “Supersport”: “Sprova pa fund, por të gjithë bashkë do e kalojmë edhe këtë periudhë. Pjesën më të madhe të kohës jam munduar të kaloj me fëmijët, me lojëra, televizon, emisione për sportin. Edhe me “play-station” mirë jam, nuk jam keq. Luaj online me shokët”.

Stërvitja

“Ne jemi munduar që të bëjmë stëvitje inidivudale, por ka rastisur një grup lojtarësh që jemi aty në stadium në të njëjtin orar dhe kjo ka bërë që të stërvitemi bashkë”.

Ndërprerja

“Besoj se ndërprerja e kampionatit në këtë moment nuk i shërben askujt. Mendoj se nuk mendohet shuëm për sportin në këtë moment, por shpresojmë ta kalojmë shumë shpejt që njerëzve t’u kthehet buzëqeshja se e kemi të nevojshme”, – tha në fund mbrojtësi durrsak, Renato Arapi.

/VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan