sex hikayeleri porno izle kartal escort

Anulohet një tjetër Çmim i Madh, Formula 1 nuk do garojë as në muajin maj

Kaosi që ka shkaktuar Koronavirusin ka bërë që Formula 1 të mos startojë ende për këtë sezon të ri.

Deri më tani, Federata e Automobilizmit ka anuluar katër garat e para (Australi, Bahrein, Vietnam, Kinë ) dhe pritej që pilotët të provonin makinën në muajin maj, megjithatë tashmë sërish është marrë vendim për të shtyrë edhe garat e këtij muaji.

Saktësisht, Çmimi i Madh i Holandës, ai i Spanjës dhe ai i Monakos. Kjo do të jetë hera e parë prej vitit 1954 që Formula 1 nuk do të zhvillohet në Principatë. Ndërkaq, shpresohet që kaosi i madh në Europë të ketë pësuar një rënie dhe të zhvillohet normalisht gara e Austrisë më datë 5 korrik. /VipSport.al/