Anësori i Tiranës i mbushur me optimizëm: Do e kalojmë këtë virus idiot të quajtur korona!

COVID-19 ka paralelizuar edhe Shqipërinë, teksa aktivitetet në vend janë stopuar dhe njerëzit këshillohen të qëndrojnë në shtëpi për të mos rrezikuar infektimin apo shpërndarjen e virusit famëkeq. Ndërkohë, futbollistët të cilat janë mësuar me aktivitet fizik të përditshëm duket se janë nga ajo pjesë e cila po e vuajnë shumë izolimin.

Megjithatë, një mesazh i rëndësishëm vjen nga Uinfull Kobinah. Sulmuesi anësor i Tiranës, beson se kjo situatë do të kalojë shpejt dhe ky virus idiot do të zhduket. Nëpërmjet një postimi në Instagram, shprehet se mezi po pret të rikthehet.

“Shpresoj vetëm për më të mirën në këto kohë të vështira. Do e kalojmë këtë gjë idiote të quajtur korona. Ditë më të mira na presin, mezi po pres të rikthehem përsëri në fushë”, ishte mesazhi i Kobinah. /VipSport.al/