Ançeloti zbulon fjalët e Klop: Të luanim atë ndeshje ishte një akt kriminal!

Futbolli ka stopuar dhe normalisht ka kaluar në plan të dytë. Nuk mund të ishte i një tjetër mendimi edhe trajneri Karlo Ançeloti. Vëmendja kryesore e italianët është te vendlindja e ti që po kalon një fatkeqësi të madhe, ndërsa në një intervistë të fundit ka zbuluar edhe fjalë e Klop pas ndeshjes mes Liverpul dhe Atletiko Madrid.

Në atë moment, koronavirusi ishte në fillimet e tij në Angli dhe u vendos të luhej me tifozë, megjithatë pjesa tjetër e Europës ishte në vështirësi. Kështu, Ançeloti tregon se Klop i ka thënë se zhvillimi i asaj ndeshje në kushte të tilla ishte një akt kriminal. “Futbolli tashmë kushton zero, e rëndësishme është të zgjodhim këtë situatë sa më shpejt dhe më pas të shohim.

Nëse do jetë e mundur të vazhdojmë sezonin aty ku e lamë, do ishte mirë. Në të kundërt, amen. Kam folur me Jurgen Klop, i cili më ka thënë se të luanin ndeshjen ndaj Atletiko Madrid në ato kushte ishte një akt kriminal. Dhe, realisht besoj se ka të drejtë”, u shpreh Ançeloti. /VipSport.al/