Analiza e Muçës: Tirana e mefshtë, Kukësi t’i rrijë afër se do bëjë hapa fals

Shkëlqim Muça, mendon se Tirana ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Laccit, edhe pse nuk ka qenë në ditën e saj më të mirë. Në studion e “Rubrika Sportive”, ish trajneri i bardhebluve analizoi të tre ndeshjet e luajtura sot dhe insiston se nuk është mbyllur ende asgjë në luftën për titullin kampion.

“Kjo ishte fitore e rëndësishme e Tiranës, jo e titullit por ky trepikësh është shumë i rëndësishëm për çdo skuadër. Në këtë moment çdo hap fals favorizon ata skuadra mbrapa. Kishte kundërshtar në formë, me fat që nja dy pika të forta nuk i kishin sot.

Ishte ndeshje e rëndësishme, pamë Tiranë të mefshtë, Laçi ishte vendosur mirë. Tirana kishte shumë probleme. Edhe në vendosje, me Ismajlgecin në sulm ishte një krah inekzistent, sulmonte vetëm në qendër, në krahun e djathtë. Kjo bëri që Tirana të ishte pak e rrezikshme.

Kukësi bën mirë t’i rrijë Tiranës sa më afër. Po iu afrua edhe Tirana do të ketë hapa fals. Duhet të fitojë Kukësi nesër dhe të ndjejë afër, se rri i karikuar. Nëse Kukësi humb ndonjë pikë, vjen mosimpenjimi i Tiranës në ndeshjen me Bylisin. Kur je para edhe mund ta humbësh ndeshjen, nëse e ndjen frymëmarrjen i jep më shumë grintë, je më i shqetësuar. Por Tirana ka një avantazh këtë vit, në të gjitha ndeshjet është e karikuar.

Teuta është ekipi i oshilacioneve të mëdha, ka gabuar gjithmonë me ekipet që i ka cilësuar të lehta, ka bërë shumë gafa. Si duket ka mungesë përqendrimi, mendonin se kishin të fituar. Po ta shihni, Flamurtari duhej të merrte më shumë se sa mori, në pjesën e parë duhej të bënte 2-3 gola, Teuta në fushën e saj ka gjithmonë këto hapat fals. Penalltia është, ai mbrojtësi është treguar shumë naiv, ka shtyrë lojtarin dhe është faull. Edhe pse është e shëmtuar si penallti, por i shkon nga mbrapa. I ka shkuar për inerci, nuk ka mbajtur frenat, i dha të drejtë arbitrit ta japi. Është naivitet, nuk e shoh simulim. Por pas penalltisë nuk është gol. Aty po, është skandal.

Po nuk shënove ashtu është, brenda skuadrës së Bylisit ka humbur qetësia. Kur patën gabimet arbitrare, u çekuilibrua forma aty, jo trajneri donte të largohej, jo me Federatën, humbi qetësia. Pas Laçit nuk më pëlqyen fare deklaratat ndaj një portieri që nuk duhej bërë në publik. Edhe trajneri që doli duke thënë fajin e ka portieri, që në atë moment tregoi se nuk ka qetësi brenda skuadrës, ka tronditje. Kjo përjetohet në skuadër, edhe këto rezultatet negative. Jo se ka rënë loja, ka momente të mira e impenjim, por ndryshimet e tepërta dhe tronditja që ka skuadra brenda, ka prishur klimën që kishte skuadra në dy fazat e para. Pastaj edhe fati nuk është me ty. Humbi 2-3 raste kur ishte 1-0 e mendoi se duke futur tjetër portier do e rregullonte, por përsëri nuk e rregulloi. Edhe pse Isli ka bërë gabime, ka bërë javë që i ka shpëtuar”, tha Muça. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan