Amerikano-latinët e Tiranës dalin për të marrë ajër, respektojnë të gjithë masat e sigurisë

Futbolli në vend është ndalur për shkak të koronavirusit, teksa lojtarët detyrohen të zbatojnë ushtrimet në shtëpi, me aq sa kushtet i lejojnë për të mos humbur kondicionin fizik. Megjithatë jo gjithmonë janë ushtruar nga shtëpia, teksa nëpërmjet Instagram ata kanë shpërndarë edhe foto apo video ku kanë thyer rregullat e karantinës për të bërë pak vrap apo xhiro me biçikletë dhe për këtë kanë marrë edhe kritika.

Por, tashmë për të mos lënë vend për diskutime, dy lojtarët e Tiranës, Elton Kale dhe Agustin Torasa kanë mbajtur distancën e sigurisë. Dy amerikano-latinët e bardhebluve kanë postuar një foto ku kanë takuar njëri-tjetrin por duke zbatuar distancën e sigurisë, ndërsa Kale ka vendosur edhe maskën.

Kështu, dy nga më të rëndësishmit e kryeqytetasve në këtë sezon, kanë dhënë edhe një mesazh për zbatimin e masave, në mënyrë që kjo gjendje e jashtëzakonshme të kalojë sa më shpejt dhe aktivitetet e futbolli në vend të vazhdojë normalisht. /VipSport.al/