Alarm te Mançester Siti, ylli i mbrojtjes ka të gjitha simptomat e Covid-19

Edhe futbolli anglez pritet të ndalet pas prekjes me koronavirus të dy prej lojtarëve të skuadrës së Leistër si dhe Artetës e Hadson Odoit. Së fundmi një lojtar i Mançester Sitit është vendosur menjëherë në karantinë dhe pritet të dalin përgjigjet e analizave. Benxhamin Mendi ka shfaqur të gjitha simptomat e të prekurve me koronavirus dhe mjekët kanë vendosur ta karantinojnë menjëherë.

Ylli i kampionëve të Anglisë është vetëizoluar në shtëpinë e tij dhe gjëndja shëndetësore e tij është stabël. Pritet përgjigja e analizave për të parë nëse është i prekur dhe pas kësaj priten të merren masa nga klubi edhe për pjesën tjetër të skuadrës.

Tashmë Covid-19 ka depërtuar fuqishëm edhe në futbollin anglez, që deri ditën e djeshme kishte vendosur që aktiviteti të vijonte normalisht dhe ditën e sotme do të detyrohet të pezullojë të gjitha ndeshjet për arsye sigurie të tifozëve dhe lojtarëve. Tashmë në pesë ligat kryesore të Europës nuk diskutohet më të luhet futboll. Mbetet për t’u parë se ç’do të ndodhë me Kampionatin Europian, por nga raportimet e fundit me shumë mundësi do të shtyhet. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan