Abazaj: Në verë largohem nga Kukësi, për titullin na duhet një fitore

Në Shqipëri e nisi me Elbasanin dhe më pas në Gjirokastër pati shpërthimin. Kristal Abazaj, pas një aventure jashtë vendit është bërë në verën e shkuar pjesë e skuadrës së Kukësit, me synim për të rikapur formën më të mirë dhe për të fituar edhe titullin kampion me verilondorët.

Titulli

Në një prononcim që ka dhënë sot në “Supersport”, sulmuesi Kristal Abazaj ka pohuar: “Titulli? Kemi ndeshje shumë të forta, edhe të tejrët. Një humbje e një fitore të çon aty. Unë kam besim, të shohim se si të përfundojnë ndeshjet e ardhshme”.

E ardhmja

Duke qenë se është në huazim te Kuëksi, por ka treguar një formë mjaft të mirë, pa thënë se është shumë i ri në moshë, vetëm 23 vjeç, Abazaj flet edhe për të ardhmen e tij: “E ardhmja? Sinqerisht për këtë pjesë, kam pasur një kontakt me menaxherin tim, pasi siç e dini pres merkaton e verës se do lëviz nga këtu meqë kontrata është që do të lëviz. Shpresoj që atëherë të gjej më të mirën për mua dhe klubin”, – tha Abazaj në fund të prononcimit të tij.

/Vipsport.al/