Zyrtare/ Kristi Qose ndërron ekip: Po shkoj në një kampionat më të fortë

Kristi Qose ka vendosur të ndërrojë ekip dhe kampionat. Mesfushori i kombëtares ka ndërprerë kontratën me sllovakët e Ruzomberok dhe do të kalojë në kampionatin çek te Karvina. Mesfushori ka firmosur kontratë deri në vitin 2022 me skuadrën e re.

Ai pritet të jetë një forcë më shumë në ekipin e tij të ri për të dalë nga gjendja e vështirë që po kalon. Karvina është në vendin e 15 në kampionatin çek dhe rrezikon shumë rënien një kategori më poshtë.

Mesfushori ka luajtur 15 ndeshje këtë sezon me Ruzomberok dhe ka arritur të shënojë edhe dy gola. Ai ka luajtur me kombëtaret U19, U21 dhe ka zhvilluar edhe dy paraqitje me ekipin e parë kombëtar.

Pas firmës ai tha edhe fjalët e tij të para si lojtar i Karvinës. “Nuk do të ndryshojnë shumë gjëra. Klima është gati e njëjtë dhe Çekia dhe Sllovakia janë vende të ngjashme në shumë gjëra. Doja një sfidë të re dhe mendoj se kampionati çek është më i fortë”, u shpreh 24-vjeçari. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan