Zyrtare/ Iker Kasijas do të kandidojë për president në zgjedhjet e këtij viti

Muaj më parë mediet spanjolle zbuluan se Iker Kasijas dhe bashkëpunëtorët e tij po mendonin seriozisht të kandidonin për zgjedhjet e Federatës Spanjolle të Futbollit, të planifikuara të ndodhin këtë vit. Pas këtij lajmi të gjithë fansat dhe opinioni sportiv spanjoll nxituan ta mbështesin dhe ta bindin plotësisht të materializojë idenë e tij.

Dhe kështu ka ndodhur. Kasijas do të kandidojë për president të Federatës, ku përballë do të ketë atë aktualin, Luis Rubiales. Lajmin e ka bërë të ditur vetë legjenda madrilene përmes një postimi në “Twitter”, ku njofton: “Po, do të paraqes kandidaturën time në momentin kur do të thirren zgjedhjet e Federatës Spanjollë të Futbollit. Së bashku do përpiqemi të dërgojmë edhe Federatën tonë në majën e botës, ashtu si futbolli Spanjoll.”

Kasijas ende nuk e ka njoftuar tërheqjen zyrtare nga futbolli, por nuk ka zbritur kurrë në fushë me Porton, që nga ai atak kardiak, që i rrezikoi seriozisht jetën dhe alarmoi gjithë tifozët. Pjesëmarrja e tij në zgjedhje pritet të paraprihet nga dorëheqja zyrtare nga futbolli i luajtur. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan