Zbulohet prapaskena, Roma refuzoi Holland për shifrën qesharake

Erling Holland po mrekullon gjithë botën me aftësitë e tij para portës, por në të shkuarën edhe ai ka marrë refuzime. Një nga klubet që nuk është bindur nga aftësitë e Holland është Roma. Në vitin 2018, ai ishte pjesë e Moldes në Norvegji dhe po synonte të largohej nga vendi i tij për të luajtur në një kampionat me nivel më të lartë.

Gjatë kësaj kohë, ai i është propozuar Romës, me Molden që kërkoi 4 milionë euro për ta lënë të lirë të riun atë kohë. Ish-drejtori i klubit italian, Monki nuk është bindur dhe shifra e kërkuar, që sipas tij ishte e lartë për një futbollist me cilësitë e norvegjezit. Kështu, alternativa e kryeqytetasve ra dhe Holland përfundoi te Salzburgu në Austri për 4 milonë.

Djaloshi u tregoi gjithë skeptikëve se ishin gabuar në vlerësimin e aftësive të tij. 19-vjeçari shpërtheu dhe bindi Dortmundin të paguajë 20 milionë euro, shifër që pritet të rritet, me bonuset që talenti do të arrijë. Një bast i ftuar nga Salsburg dhe më pas nga Dortmund dhe Roma humbësja më e madhe e kësaj historie. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan