Zbërthehet Batha: E njihja Xhikën dhe mund të më linte keq te goditja e dënimit, pse 55-ën? 5+5 bëjnë 10. E kam shijuar edhe golin ndaj Tiranës

Dita e nesërme nuk është një ditë e zakonshme për kryeqytetin. Nuk do të jetë koronavirusi kryefjala e bisedave të kafeneve, por ndeshja më e bukur e kampionatit shqiptar. Tirana dhe Partizani do të sfidojnë njëra-tjetrën në “Air Albania”, me stadiumin që do të jetë plot e përplot.

Idriz Batha e ka provuar derbin nga të dy krahët, por këtë ndeshje do të jetë i veshur bardheblu. Në një intervistë për Super Sport mesfushori tregon shumë rreth momenteve më të veçanta si bardheblu dhe jo vetëm. Kujton golin që i ka shënuar Tiranës në derbi, por edhe atë ndaj Partizanit në derbin e fundit.

NUMRI NË FANELLË- “Jam shumë i dhënë pas numrit 10. Ishte i zënë dhe e kishte një shok i imi si Edon Hasani dhe mora 55, me logjikën 5+5. Ndodh në futboll që të largohet një futbollist. Partizani nuk është se nuk donte të më mbante, por nuk gjetëm gjuhën e duhur me drejtuesit.”

GODITJET E DËNIMIT- “Te Tirana jam stërvitur gjithmonë për goditjet e dënnimit falë kushteve të mira dhe bëjmë vazhdimisht garë me Karabecin.”

DASHURIA ME TË HUAJT- “Drejutesit e futbollit shqiptar janë dashuruar me futbollistë me pasaporta të huaja, por duhet tu japësh mundësi talenteve dhe akademisë.”

PËRGATITIJA E DERBIT- “Deri para se ta fitonim mendoja se te Partizani e përgatisnin më mirë derbin, por pas kësaj kuptova se është vetëm presioni i rezultatit që ndikonte te Tirana.”

GOLI NDAJ TIRANËS- “Është goli i vetëm që i kam shënuar Tiranës dhe e kam marrë vetë penalltinë. Ishte shumë i bukur sepse ishte goli im i parë në derbi.”

PARANDJENJA E GOLIT NË DERBI- “Goli që i shënova në derbi Partizanit. Para ndeshjes i kam shurdhuar shokët duke i thënë që do të jem unë shqiptari i parë që do shënojë në këtë stadium.”

GODITJA PERFEKTE ME KUKËSIN- “Goli i Kukësit është shumë i veçantë për minutën dhe momentin që u shënua. Godita edhe dy herë më parë dhe në momentin që po bëhesha gati më dukej sikur të gjithë më thonin se tani duhet ta shënoja. Ishte një atmosferë e veçantë dhe diçka që nuk e kisha provuar më parë të kthenim rezultatin aq shpejt dhe në atë atmosferë. Unë e njoh Xhikën dhe ai ka tendencën të hidhet një kohë përpara dhe mendova ta gjuaja nga krahu i tij në fillim, por më pas ndryshova mendje dhe falë zotit shpëtova. Po të godisja nga krahu i tij dhe ai të mos e merrte krahun tjetër do të më linte keq.”

PËRBALLË HOXHES- “Do ishte bukur ta sfidoja edhe një herë. Është një nga më të mirët e këtij kampionati dhe portieri kombëtares”, përfundoi mesfushori i Tiranës. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan