Xhorxh Kluni kërkon të blejë Malagan, Sadiku e Bare në një “reality show” të Hollivudit!

Armando Sadiku dhe Keidi Bare miun të përfundojnë shumë shpejt pjesë e një “reality shoë” duke luajtur në radhët e skuadrës së Malagas. Gjithçka ka lidhje me shitjen e klubit te një grup i ri aksionerësh, pas largimit të sheikut Al Thani i cili nuk arriti të mbante skuadrën në elitë e për më tepër e çoi drejt kolapsit financiar.

Sipas mediave spanjolle, i interesuar për të blerë klubin spanjoll është as më shumë e as më pak por vetë aktori i njohur Hollivudit, Xhorxh Kluni me kompaninë e tij të menaxhimit. Aktori po qëndron në Malaga prej kohësh pasi aty janë krijuar disa studio televizive që punojnë për Hollivudin dhe nga ato ka lindur ideja për të blerë klubin,

Negociatat vazhdojnë prej disa javësh, pasi producentët e Hollivudit i ka tërhequr ideja për të krijuar një “reality show” me jetën e përditshme të klubit dhe nëse finalizohet, mund të fillojë prodhimi shumë shpejt, për t’i treguar publikut të gjerë se  si është futbolli profesionist 24 orë në 24.

Sigurisht, kjo do të ishte një mundësi e rrallë për dy futbollistët shqiptarë, të cilët do të kishin shikueshmëri ndërkombëtare me paraqitjet e tyre në fushën e  lojës e jo vetëm. Edhe më parë janë zhvilluar disa “reality show” të bazuara mbi futbollin, por ata zakonisht kanë qenë në nivelet e ulëta të kampionateve të ndryshme, mes amatorëve. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan