Xherrard gati t’i japë shansin Kamberit: Jam i impresionuar, i kam thënë të vazhdoj në këtë mënyrë

Florian Kamberi lëvizi në këtë merkato janari nga skuadra e Hibernian drejt Rejnxhërs së Stiven Xherrard. Sulmuesi ka lënë përshtypje pozitive te tekniku Xherrard, ndërsa ky i fundit pritet t’i japë për herë të parë futbollistit të Kombëtares një shans nga minuta e parë në sfidën e sotme të Europa League përballë Bragës.

“Kamberi është shumë pranë të startuarit një ndeshje si titullar pas tre paraqitjeve nga stoli. Sigurisht, kur një lojtar jep performanca të mira atëherë mundësitë rriten.

Ka disa futbollistë nga stoli që po shtyjnë për një mundësi. Jam impresionuar nga Kamberi kur u aktivizua në fundjavë. Kështu do ketë një mundësi për të”, u shpreh Xherrard. /VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan