Xherard nuk kursehet për Kamberin: I jashtëzakonshëm, në Europë do i duhet të bëjë punën e pisët

Florian Kamberi ka fituar shpejt vlerësimin e tifozëve të Rejnxhërs e sidomos trajnerit Stiven Xherard pas paraqitjes së fundit me fanellën e kësaj skuadre në kampionatin skocez. Lojtari shënoi një gol e dha asist në barazimin 2-2 ndaj St. Xhonston duke luajtur si zëvendësues, por pritet të jetë titullar ndaj Braga në Ligën e Europës këtë mesjavë, siç la të kuptohet edhe vetë Stiven Xherard në fjalët e tij para mediave ku nuk kurseu elozhet për futbollistin më të ri të përfaqësueses shqiptare.

“Unë desha të hidhja në fushë që nga fillimi të dielën, por sigurisht që kishte rrezikun që të luante gjithë ndeshjen dhe të mos ishte i freskët të mërkurën. Por kur kaluam në disavantazh më duhej të ndryshoja lojën dhe e aktivizova. Mendoj se ai ishte absolutisht i jashtëzakonshëm.

Me atë performancë, me siguri, nuk mund ta injorosh një gjë të tillë, ai kishte një impakt të madh në lojë. Ai ishte lojtari i ndeshjes dhe të gjithë duhej të kishin folur për Flo Kamberin. Por të gjithë do të flasin për fazën mbrojtëse të Rejnxhërs dhe ajo është një përgjegjësi e imja që duhet të zgjidh”, tha Xherard i cili ka vendosur që futbollisti shqiptar të jetë nga minuta e parë në fushën e lojës në transfertën portugeze për të ndihmuar ekipin që fitoi 3-2 sfidën e parë.

“Do të jetë një lloj tjetër ndeshje, atij do t’i duhet që të tregohet altruist, që të bëjë punën e pisët, të vrapojë dhe të sakrifikohet shpesh për ekipin. Por padyshim që do ta bëjë. Megjithatë, nëse atij do t’i shfaqet mundësia, e di se ku është fundi i rrjetës. Për ne, kjo është një gjë shumë e madhe pozitive”, tha ai për futbollistin shqiptar. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan