Vlerësimi për Strakoshën në ndeshjen ndaj Inter: Jo pa faj te goli i pësuar

Lacio e Tomas Strakoshës ia doli në mbrëmjen e djeshme të mposhte Interin me shifrat 2-1, madje duke përmbysur rezultatin. Pas kësaj sfide, kryeqytetasit konfirmuan se janë edhe ata të përfshirë krejtësisht në garën për titullin kampion, teksa kanë rrëmbyer vendin e dytë në klasifikim duke grumbulluar vetëm një pikë më pak se Juventusi kryesues.

Ndërkohë, në vlerësimet e lojtarëve pas ndeshjes nga Eurosport, portieri shqiptar i Lacios është rënduar me faj në rastin e golit të pësuar nga Eshlej Jang. Sipas Eurosport, gardiani 24-vjeçar duhej të reagonte dhe mund të bënte më mirë në atë rast, ndërsa ka marrë notën 5.5.

“Jo pa faj në rastin e golit të pësuar, pasi ishte larg reagimit të duhur në goditjen e Kandrevës me sferën që u kthye te Jang, i cili ia doli të realizonte”, ishin fjalët që Eurosport kishte zgjedhur të përshkruante ndeshjen e Strakoshës. Megjithatë, lojtari i kombëtares mbetet një nga pikat më të forta të Lacios, teksa shpeshherë në këtë sezon ka veshur kostumin e superheroit. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan