Vlerësimi nga “Eurosport”/ Paraqitje e mirë për Gjimshitin, në pjesën e dytë tregon versionin e tij të vërtetë

Atalanta ka arritur të kalojë me sukses provën e parë të zjarrit me Romën, përpara sfidës së Champions me Valencian. Bergamaskët kanë arritur të përmbysin ekipin kryeqytetas, duke mos lejuar kështu një përmbysje më të madhe të verdhekuqve. Xheko kaloi në avantazh Romën në pjesën e parë dhe Atalanta u kthye shumë më e fortë në të dytën, duke përmbysur me golat e Palomino dhe Pasaliç.

Protagonist absolut në këtë ndeshje ishte edhe Berat Gjimshiti. Mbrojtësi, përveç paraqitjes së mirë të vazhdueshme në mbrojtje arriti të japë edhe një asist për Palomino, i cili e dërgoi topin në rrjetë dhe vuri baraspeshën. Për yllin e kombëtares sonë një vlerësim të mirë ka edhe gjiganti mediatik, “Eurosport”, që evidenton edhe vështirësitë kundër një lojtari të shpejtë si holandezi Klajvert.

Gjimshiti vlerësohet me notën 6 dhe “Eurosport” e arsyeton: “Vuan shumë shpejtësinë e një lojtari si Klajvert dhe në pjesën e parë nuk e ka kurrë mundësinë për të ndihmuar skuadrën në fazën ofensive. Në pjesën e dytë kthehet në gjendje më të mirë, ashtu si e gjithë skuadra dhe jep asistin e barazimit 1-1”. /vipsort.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan