Vlera e Kumbullës rritet çdo ditë që kalon, klubet pretendente janë të paralajmëruara

Vlera e Marash Kumbullës në merkato rritet çdo ditë që kalon, ndërsa nga ky fakt “fërkon” duart klubi i Veronës që disponon kartonin e tij. 20-vjeçari është në sezonin debutues në Serinë A me fanellën e veronezëve, por kjo nuk e ka penguar të shfaqë të gjithë cilësitë që disponon.

Ndeshja e fundit në kampionat përballë Juventusit ishte një test maturie të cilën futbollisti i Kombëtares e kaloi me sukses. Një sërë klubesh nga Seria A dhe Premier League e Bundesliga kanë nisur garën në distancë për të marrë shërbimet e mbrojtësit. Por, duhet të nxitojnë pasi tashmë Kumbulla nuk vlerësohet më me 20 milionë.

Klubit të Veronës i është shtuar oreksi dhe tashmë kërkon 30 milionë euro. Kandidatët për shqiptarin janë të paralajmëruar pasi me paraqitjet që po zhvillon Kumbulla, vlera e tij vetëm mund të shtohet edhe më shumë. /Egi Çabeli-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan