sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vjen konfirmimi nga Holanda, Lampard kryen transferimin e parë si trajner i Çelsit

Çelsi ka siguruar transferimin e parë për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për sulmuesin e Ajaks, Hakim Zijek. Klubi holandez ka lejuar largimin e marokenit pasi arriti akordin me blutë e Londrës teksa këta të fundit do paguajnë 38 milionë paund.

26-vjeçari është pjesë e Ajaks prej vitit 2016, ndërsa në sezonin e kaluar evidentoi vlerat e tij ku së bashku me De Jong e De Ligt ishin futbollistët kryesorë që dërguan “harkëtarët” deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ndërkaq, Çelsi kryen transferimin e parë pasi iu lirua merkato, ndërsa Zijek është gjithashtu edhe i afruari i parë i trajnerit Frenk Lampard prej kohës kur ish-mesfushori mori drejtimin e klubit. Tashmë, Zijek i mbetet të presë edhe disa muaj para se të nisë aventurën e re, ndërsa ka akoma për të shijuar nga eksperienca e tij me Ajaks. /Egi Çabeli-VipSport.al/