sex hikayeleri porno izle kartal escort

VIDEO/ Trajneri i Besëlidhjes fiton bastin, e presin me tortë në studio për eliminimin e Partizanit

Besëlidhja ia doli të eliminonte Partizanin nga Kupa e Shqipërisë, teksa në ndeshjen e parë në shtëpi e mposhti me rezultatin 3-0, ndërsa në atë të kthimit të kuqve nuk iu mjaftoi suksesi me rezultatin 3-1.

Ndërkaq, një episod i veçantë është shënuar në studion e emisionit Ora Sport, teksa trajneri i lezhjanëve Elvis Plori ka marrë një tortë pasi fitoi bastin për eliminimin e Partizanit. Plori ishte i ftuar në javën e kaluar në studio, ku ishte aq i sigurt se do eliminonte të kuqtë sa vendosi një bast.

Në shkëmbim ai kërkoi një tortë. Dhe, duke qenë se Plori ia doli me sukses, redaksia e Ora Sport e mbajti fjalën dhe e priti në studio Plorin me një tortë, ndërsa kishte vendosur edhe numrin katër, si simbol i katër golave të shënuar nga Besëlidhja në dy përballjet me kryeqytetasit. /VipSport.al/