VIDEO/ Talenti i bilardos zgjedh mëyrën më interesante për të uruar Shën Valentinin

Eklent Kaçi është një nga bilardistët më të mirë në botë dhe arrin të ngrejë lart flamurin tonë në çdo turne ku merr pjesë. Ditën e sotme ai ka zgjedhur të urojë festën e Shën Valentinit nëpërmjet një video mjaft interesante.

Talenti nga Laçi arrin të vendosë në vend gurin e fundit për të plotësuar zemrën, simbolin e dashurisë. Një sfidë kjo, që është e përhapur nëpër rrjetet sociale.

Kaçi është një nga bilardistët më të mirë të historisë së këtij sporti në vendin tonë dhe ka arritur të fitojë disa kampionate kombëtare rresht që në moshën 16-vjeçare, duke eklipsuar disa mjeshtra të këtij sporti. Tashmë suksesi i tij i ka kaluar kufijtë dhe po konkurron me më të mirët e globit. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan