VIDEO / Surprizë në La Liga, Realin kryesues e ndal skuadra për mbijetesë

La Liga ka dhuruar surprizën e radhës në një edicion ku ka shumë të tilla. Reali kryesues, që po ecte pa u ndalur në kreun e renditjes prej shumë javësh, është ndalur në një barazim të papritur në shtëpi përballë Selta Vigos, ekip i cili lufton për mbijetesë në këtë edicion.

Edhe pse luhej në “Santiago Bernabeu”, skuadra e Zidan nuk arriti të shfrytëzonte euforinë e prodhuar nga tifozeria pasi shpërdori shumë raste para portës, pasi u godit që në minuta e parë me Smolov. Barazimi i shumëpritur erdhi me Kros në fillimin e pjesës së dytë dhe pastaj Ramos me penallti kaloi në avantazh madrilenët duke menduar se ndeshja u mbyll.

Por në minutën e 85-të erdhi goli i Mina që ngriu skuadrën madrilene e cila nuk pati kohën e duhur të reagonte e të kthehej te fitorja, duke u ndalur në këtë barazim të papritur 2-2 që tashmë e mban vetëm 1 pikë larg Barcelonës së vendit të dytë. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan