VIDEO/ Spektakël në “All Star Game”, fiton skuadra e Lebron por Leonard i rrëmben çmimin personal

Ekipi e udhëhequr nga Lebron Xhejms triumfoi në ndeshjen më të bukur të vitit në basketboll, “All Star Game”. Një sfidë e mbushur me spektakël dhe emocione ku në fund u ndal nga një diferencë shumë e vogël pikësh. Njeriu i ndeshjes u shpall Kaui Leonard, i cili mori një trofe të veçantë, me emrin e legjendës, që u nda vetëm para pak javësh nga jeta, Kobi Brajant.

Leonard ishte më i miri i ndeshjes, duke shënuar plot 30 pikë, dhe hequr nga duart një trofe më shumë Lebron, i cili shënoi 23 pikë. Në fund ndeshja përfundoi 157-155, pas dy goditjeve të lira të Entoni Dejvis, i cili nuk gaboi përpara një publiku aq të madh e të zhurmshëm, duke i dhënë një fitore mjaft emocionuese ekipit të tij.

Xhanis Antetokumpo, kapiteni i skuadrës tjetër, shënoi 25 pikë, kapi 11 topa në tabela e shërbeu 4 asiste, shifra më të mira se të Lebron, por jo aq sa për të arritur t’i rrëmbejë çmimin “Lojtari i Ndeshjes” Leonard. Ndërkohë një ditë më parë yjet e NBA dhuruan një spektakël të jashtëzakonshëm në garën e zhytjeve. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan