VIDEO / Skënderbeu bën surprizën në “Air Albania”, Tiranën e shpëton një dredhi e Kale

Skënderbeu ndal serinë prej 7 fitoresh radhazi të bardhebluve në kampionat duke i marrë një barazim shumë të luftuar në kryeqytet. Skuadra e Ilir Dajës ishte shumë pranë tre pikëve por në fund u ndëshkua nga një dredhi e Kale i cili shpiku një gol të diskutueshëm nga asgjë.

Korçarët luajtën të tërhequr në pritje të kundërsulmit dhe kjo ishte mënyra se si goditën prapavijën bardheblu që në pjesën e parë me Bregun. Tirana dominoi mbajtjen e topit por kishte vështirësi që të gjente rrjetën dhe u desh nëj shpikje e Kale që të vinte goli i barazimit, vetëm 10 minuta para fundit të sfidës.

Në fund, Skënderbeu edhe mund ta kishte fituar ndeshjen, por Gripshi, ashtu si ndaj Bylisit, nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë në shtesën e ndeshjes. Barazimi bashkon Tiranën me Kukësin në vendin  e parë, ndërsa Skënderbeu i ikën vendit të 8 në renditje që çon në play-off.

Tirana-Skënderbeu 1-1
80′ Kale / 28′ Bregu

Tirana: Lika, Doka, Osmani,  Vangjeli, Hoxhallari, Çelhaka, Batha, Torasa (65′ Hasani), Kale (81′ Muci), Kobinah, Ngo (85′ Morina).
Trajner: E. Egbo

Skënderbeu: Koliçi, Imami, Pëllumbi, Pollozhani, Meksi, Dita (81′ Taipi) , Elezi, Daja, Gripshi, Bregu (90’+1′ Mensah), Pusi (57′ Krasniqi).
Trajner: I. Daja

KV: Ngo / Imami, Elezi

Gjyqtar: Kridens Meta

MINUTË PAS MINUTE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+2’ Gripshi shfaqet i vetëm para Likës dhe gjuan në portë, Hoxhallari bën ndërhyrjen vendimtare dhe shpëton skuadrën e tij nga një gol i sigurt.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Kobinah nga e djathta depërton deri në zonë dhe është Koliçi ai që del për t’i hequr sferën nga këmbët.

87’ Top i Bathës nga e djathta për Morinën, gjuajtja e tij fluturimthi përfundon në duart e Koliçit.

85’ Bregu futet në zonën e Tiranës, por nuk ia del të godasë i ndalur nga dyshja Doka-Osmani.

81’ Largohet nga fusha pikërisht Kale dhe hyn Muçi.

80’ GOOOL Tirana, shënon Kale. Braziliani me shpejtësi nis një goditje dënimi dhe pas kombinimit me Ngo dërgon topin në rrjetë mes protestave të korçarëve që pretendonin se sfera ishte në lëvizje.

77’ Tjetër tentativë drejt portës së Skënderbeut, Ngo provon vetë me kokë por goditja është qendrore dhe përfundon lehtësisht në duart e Koliçit.

75’ Kale nis topin në zonë, Ngo e ul për Hasanin dhe ky i fundit edhe pse pak hapa larg portës bën më të vështirën duke dërguar sferën jashtë.

72’ Goditje nga këndi për Skënderbeun dhe drithërima në portën bardheblu. Topi devijohet në shtyllën e parë dhe më pas Pëllumbi nuk e shtyn në rrjetë edhe pse me portën bosh.

69’ Osmani detyron Koliçin të fluturojë për të devijuar topin pas një goditje dënimi, por ai sinjalizohet në pozicion jashtë loje.  

65’ Te Tirana, Hasani zë vendin e Torasës në fushën e lojës.

64’ Batha gjen hapësirën për të gjuajtur në portë dhe provon përsëri të mposhtë Koliçin, por sfera përfundon mbi traversën e portës korçare.

62’ Vangjeli nga e majta lëshon një gjuajtje-kros në zonë që nuk devijohet as nga Ngo e as nga Osmani në shtyllën e dytë.

57’ Daja bën lëvizjen e parë me aktivizimin në sulm të Krasniqit në vend të Pusit.

53’ Përsëri vendimtar Pëllumbi me një ndërhyrje duke i larguar topin nga këmbët Ngo, i cili po merrte fundoren në të djathtë.

48’ Aksion i Tiranës nga e djathta,  krosimi i Dokës përfundon në shtyllën e dytë ku Kale gjuan fluturimthi por gabon plotësisht shënjestrën e tij.

46’ Pëllumbi bën një ndërhyrje vendimtare duke larguar topin në fundore para se Ngo të gjuante në portë me njw fillim të vrullshëm të pjesës së dytë.

46’ Fillon pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy skuadrave.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Skënderbeut.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Përsëri Batha është ai që provon portën pasi ka topin në këmbë në hyrje të zonës, por sfera fluturon shumë lart mbi traversë.

42’ Batha shpërdoron një mundësi të mirë për të rrezikuar duke dërguar topin direkt jashtë nga një goditje dënimi nga e majta e sulmit, pranë fundores.

40’ Vetëm Tirana në sulm në këto minuta, duke kërkuar golin me aksione nga krahët e harkime drejt Ngo.

38’ Gol i anuluar për Tiranën. Pas një  kombinimi mes Kale dhe Ngo, braziliani mposht Koliçin, por festa e tij ndalet nga Meta i cili sinjalizon për prekje topi me dorë të anglezit.

34’ Krosim perfekt i Hoxhallarit nga e majta, gjen Ngo në zonë dhe sulmuesi anglez arrin ët gjuajë me kokë, pro topi prek pjesën e sipërme të traversës dhe përfundon jashtë.

32’ Mundohet të reagojë Tirana e cila sulmon me shumë forca, ndërsa Skënderbeu ka lëshuar terren dhe është tërhequr paksa.

28’ GOOOL Skënderbeu, shënon Bregu. Aksion i shpejtë i Skënderbeut nga krahu i djathtë me një harkim në qendër, mbrojtja bardheblu nuk largon sferën dhe Bregu i falënderon duke e çuar topin në rrjetë.

25’ Dita del përpara dhe arrin të ndalë topin pranë zonës kundërshtare, Breg vjen me shpejtësi dhe gjuan drejt portës, Lika devijon mbi traversë.

24’ Kale jep spektakël me një veprim të shkëlqyer nga e djathta dhe nis një gjuajtje drejt portës që përfundon jashtë e nuk devijohet as nga Ngo.

20’ Kundërsulm manuali i Skënderbeut. Dita del me topin nga gjysmëfusha e tij dhe jep një pasim të gjatë për Bregun në të djathtë. Ky i fundit nis sferën në qendër për Pusin por gjuajtja e sulmuesit devijohet nga Vangjeli.

16’ Harkim interesant i Çelhakës në zonë nga e djathta, Koliçi del me shpejtësi dhe në dy kohë arrin të kontrollojë sferën.

14’ Kale në krahun e majtë gjen hapësirën për të sulmuar dhe nis një top rrezikshëm në zonë, por një mbrojtës i Skënderbeut largon në momentin e fundit duke shpëtuar katërkëndorin.

9’ Vangjeli me një sllallom individual mundohet të shfaqet para portierit por ndalet nga Elezi, më pas është Çelhaka që gjuan nga jashtë zonës por sfera ndalet me dorë nga një lojtar i korçarëve. Meta akordon goditje dënimi pranë hyrjes së zonës, por ajo nuk sjell asgjë pasi sfera ndalet në mur.

6’ Shumë më agresive Tirana në këto minuta të parë duke bërë presing për të kërkuar të ndërtojnë aksione sulmuese.

3’ Krosim nga e djathta i Dokës për Ngo në shtyllën e dytë, mbrojtja korçare largon me vështirësi sferën para se sulmuesi shtatlartë anglez të gjuante në portë.

1’ Nis ndeshja në “Air Albania” me shkelmimin nga qendra të Majkëll Ngo.

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan